Milani afër marrëveshjes për huazimin e mbrojtësit të Chelsea

Mbrojtësi i Chelsea, Fikayo Tomori, është afër arritjes marrëveshjes për largimin në formë huazimi drejt AC Milan.

Sport

22/01/2021 13:49

23 vjeçari ka pasur probleme që të gjejë hapësirë këtë sezon, ai ka pasur katër paraqitje për Chelsean, ku vetëm njëra prej tyre ishte në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Pas debutimit të tij ndaj Kosovës në dhjetor të 2019, ai nënshkroi një marrëveshje të re me Blutë e Londrës për pesë vite të tjera.

Megjithatë, me transferimin e Thiago Silvas në skuadër, ai nuk ka gjetur hapësirë.

Largimi i tij në huazimi deri në fund të sezonit te Milani, pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim./Lajmi.net/