Federata çeke kundërshton rekordin e Ronaldos, thotë se nuk është golashënuesi më i mirë në histori
Federata çeke ka deklaruar se rekordi i golashënuesit më të mirë në histori nuk i përket Cristiano Ronaldos.
Sport
Federata çeke ka deklaruar se rekordi për golashënuesin më të mirë në histori të futbollit, nuk i përket sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo por legjendës çeke, Josef Bican, transmeton lajmi.net.
Cristiano Ronaldo me golin e tij kundër Napolit në Superkupën e Italisë, shënoi golin e 760 dhe la më pas Josef Bican i cili kishte shënuar 759 gola në karrierën e tij, por tani ky rekord po kundërshtohet nga Federata çeke ku kanë deklaruar se Bican në fakt ka shënuar më shumë se 759 gola, aktualisht sipas Federatës, ai ka shënuar 821 gola zyrtarë.
Sipas Komitetit të Statistikave në kuadër të Federatës çeke të futbollit, Josef Bican ka shënuar 821 gola dhe ai ende është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.
Jaroslav Kolar, tha se në ndeshjet zyrtare, legjenda çeke ka më shumë gola të shënuar se portugezi dhe këtë e dëshmon edhe Federata çeke./Lajmi.net/
The best goalscorer in football history? ?
The History and Statistics committee of the Czech FA counted all the goals scored by the legendary Josef Bican and we can declare he scored 821 goals in official matches.
Jaroslav Kolář, the Head of the committee shares more details. pic.twitter.com/eYqTcGJf1p
— Czech Football Team (@ceskarepre_eng) January 21, 2021