Mesazhi i Grealishit drejt Sterling pas ndeshjes
Jack Grealish i ka dërguar një mesazh shumë të mirë Raheem Sterling pas ndeshjes mes Manchester City dhe Aston Villa.
Sport
Ndeshja mes dy klubeve ishte e barabartë derisa erdhi goli i Bernardo Silvas dhe më pas edhe Ilkay Gundogan, për të përfunduar 2-0 në të mirë në Citizens.
Me këtë rezultat, City tani ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në Premierligë dhe janë në vendin e dytë, dy pikë larg Manchester United me një ndeshje më pak, shkruan lajmi.net.
Sterling pas ndeshjes postoi një foto në rrjetin e tij social Instagram, me mbishkrimin: “Ndeshje e vështirë, por morëm atë çfarë kërkuam”.
Në postim të tij, ka komentuar edhe Grealish duke treguar sportivitet të lartë, e duke uruar ata për lojën e mirë.
“Ishte një ndeshje e mirë, të lumtë vëlla”, tha ai./Lajmi.net/
View this post on Instagram