Juventus shpallet kampion i Super Kupës së Italisë

Juventus ka arritur që ta mposhtë klubin e Napolit me rezultat minimal 2-0 pas golave të Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morato.

Sport

20/01/2021 22:57

Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Ronaldo 64’ shënoi golin e parë në ndeshje. Në anën tjetër, Lorenzo Insine ka humbur penalltinë në minutën e 80-të.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.

Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin./Lajmi.net/