ZYRTARE: Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin i cili i ka dhënë epërsinë Juventusit në Super Kupën e Italisë ndaj Napolit.

Sport

20/01/2021 22:32

Përmes këtij goli të shënuar, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, me 760 gola të shënuar, shkruan lajmi.net.

Në qoftë se Juventusi fiton këtë trofe, atëhere për portugezin do të ishte titulli i 31-të i fituar në karrierën e tij.

Josef Bican mbante këtë rekord me 759 gola të shënuar./Lajmi.net/