Përfundon pjesa e parë mes Juventusit dhe Napolit

Pjesa e parë e Super Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Sport

20/01/2021 21:47

Një ndeshje e barabartë po zhvillohet në Mapei Stadium, ku as Napoli e as Juventus nuk po arrijnë që t’i konkretizojnë rastet e tyre, shkruan lajmi.net.

Rastin më të mirë në pjesen e parë e pati Cristiano Ronaldo, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në qoftë se sfida përfundon me barazim, atëherë penalltit do të vendosin gjithçka./Lajmi.net/