Pas gjashtë fitoreve radhazi, puna e palodhur e Man City po paguhet

Manchester City arriti që ta mposhtë me rezultat 2-0 Aston Villën e udhëhequr nga Dean Smith.

Sport

20/01/2021 21:40

Përmes një super goli të Bernardo Silvas 79’ dhe pastaj edhe golit nga penalltia të Ilkay Gundogan 89’, City në fund fituan ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Manchester City po vazhdon formën e saj të mirë, ata tani kanë fituar gjashtë ndeshje rradhazi.

Pep Guardiola me Citizens tani janë në vendin e parë në Premierligë me 38 pikë./Lajmi.net/