Opinion: Pse njerëzit paragjykojnë? Epo problemi duket të jetë ky…

Të gjithë e bëjmë, sado që e urrejmë të na paragjykojnë neve.

Lifestyle

20/01/2021 15:45

E gjithë puna e paragjykimit të të tjerëve, duket sikur është një specialitet shqiptarë që askush nuk e bënë më mirë! Epo, të paktën jemi të zotët për diçka…

Secili prej nesh thotë se nuk është person gjykues, se nuk na pëlqen të flasim për personat e tjerë, por në momentin që shohim diçka jashtë normave tona, në do të gjykojmë, shkruan lajmi.net.

Normat njerëzore janë diçka e krijuar nga vetë njerëzit, me qëllimin që të mbajnë moralin dhe sjelljet e mira në nivel, por kjo nuk ndodhë gjithmonë. Shpeshherë vetë normat janë ato që nxisin sjelljet e këqija si paragjykimi.

Paragjykimi vjen në mendjen tonë në momentin kur një faktorë rreth një personi është jashtë asaj që ne jemi mësuar të shohim, por fatkeqësisht, femrat janë ato që preken më së shumti nga kjo dukuri.

Mënyra se si je veshur, ke stiluar flokët, ke bërë makijazhin, si je ulur, tonacioni apo theksi që ke në të folur, si qeshë, si ecën, besimet apo edhe opinionet që ke do të gjykohen nga secili person që mendon se ato duhet të jenë ndryshe.

Një person që jeton brenda normave, kurrë nuk mund të kuptoj plotësisht normat. Është njësoj si me faktin që njerëzit nuk e dinin çfarë forme ka Toka, deri kur satelitët u dërguan në hapësirë për të vërtetuar se është sferë.

Por gjithashtu nuk mund të dish se çfarë shije ka një ushqim, nëse nuk e ke shijuar kurrë, shkruan lajmi.net.

Njerëzit kanë mungesë empatije apo keqardhje për situatën e dikujt nëse nuk kanë qenë vetë në një situatë të njëjtë apo të ngjashme.

Një person më në moshë, do të gjykonte një adoleshent me flokë blu, sepse në normat që ata janë rritur, ajo ngjyrë nuk ishte normale.

Një adoleshent do të gjykonte dikë me një emër të vjetër, sepse emrat me prejardhje arabe ose turke nuk janë më të zakonshëm për gjeneratat e reja.

Një faktorë tjerët janë raportet me një person. Nëse ju keni një lloj inati me dikë, jeni të paraprirë të përqeshni dhe gjykoni çdo gjë që ata bëjnë, edhe nëse ju vetë e bëni.

Në rast se dikush është i panjohur, por ju e paragjykoni, është e vërtetuar nga psikologjia se ai person ka një tipar në sjellje apo dukje që iu kujton dikë nga e kaluara juaj me kë keni pasur një raport të hidhur me të.

Prandaj, ju jeni të prirë që të paragjykoni atë person, edhe pse ju mund të jeni të pavetëdijshëm se pse keni ndjenja negative ndaj tyre, shkruan lajmi.net

Fryma në të cilën një person rritet, gjithashtu do të ndikoj jashtëzakonisht shumë në mënyrën se si ai person i percepton të tjerët dhe sjelljet normale, bazuar në mënyrës se çfarë është “normale” në familjen e tyre.

Shpeshherë njerëzit tregohen shumë hipokrit kur bëhet fjalë për paragjykimin, sepse shumica do të themi se kurrë nuk gjykojmë, se e kemi shumë inat, por përsëri do të paragjykojmë.

Kur një person bëhet i vetëdijshëm rreth faktit që janë duke paragjykuar, gjërat ndryshojnë paksa, sepse ju do të filloni të vëreni veten në rastet që tregoni gjykim ose paragjykim ndaj dikujt.

Kjo është rrugëdalja juaj nga paragjykimi. Secili person është i lirë të ndërmarri veprimet që duan dhe të jenë personi që duan. Vëreni veten në këpucët e tjetrit para se të qoni në thoni opinionin tuaj.

Gjithmonë pyeteni vetën: A e mendon dikush të njëjtën gjë për mua? A do të doja të më përqeshnin të tjerët njësoj? A jam në gjendje të ia them këtë gjë personit në fytyrë? Nëse jo, atëherë kjo është përgjigja juaj. /Lajmi.net/