Pëlqehet nga Pochettino, PSG synon transferimin e yllit të Arsenalit
PSG është e interesuar për të transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Hector Bellerin.
Sport
Spanjolli ka bërë paraqitje të mira me “Topçinjtë” këtë edicion duke zhvilluar 16 ndeshje në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.
Sipas Calciomercato, PSG dhe Barcelona synojnë transferimin e Bellerin, që nuk mund të arrihet këtë muaj, ngase Arsenali nuk lejon largimin.
Pochettino e njeh mirë lojtarin, nga koha në Premierligë dhe është i interesuar të bashkëpunojë me të në “Parkun e Princave”.
Vlera e Bellerinit thuhet se kushton rreth 30 milionë euro./Lajmi.net/