Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo: Asnjë skuadër nuk mund t’i paguajë Neymarin ose Mbappen

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo pasi knfirmoi se klubi është duke e vëzhguar situatën e Lionel Messit, ka folur gjithashtu për yjet Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sport

19/01/2021 13:41

Dy lojtarët kanë kontratë deri në vitin 2022 dhe ende s’kanë nënshkruar rinovimin, transmeton lajmi.net.

Leonardo pranoi se do jetë e vështirë rinovimi, por beson se asnjë skuadër në botë nuk do mund t’i paguajë lojtarët.

“Është vërtetë situatë e komplikuar, por PSG nuk ka presion që t’i mbajë në skuadër, cila skuadër ka gjendjen financiare për t’i paguar? Nuk mendoj se ka ndonjë të tillë”, tha ai për France Football.

Mbappe është lojtari që është i lidhur me largimin dhe kalimin te Real Madridi, meqenëse Neymar është i hapur për rinovim./Lajmi.net/