Rikthehen McKennie dhe Chiesa, Juve publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Interit

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Interit.

Sport

17/01/2021 11:55

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Inter, edhe pse me shumë mungesa, “Bianconerët” kanë mjaft lojtarë të zëvendësojnë mungesat, transmeton lajmi.net.

de Ligt, Cuadrado, Alex Sandro, dhe Paolo Dybala janë mungesat e konfirmuara nga Juve.

Chiellini pritet të rikthehet në formacion pas shumë kohësh, ndërsa McKennie dhe Chiesa janë të gatshëm për ndeshje.

Lista e plotë e lojtarëve të Juventusit në ndeshjen ndaj Interit./Lajmi.net/