Hamza në mbështetje të studentëve shqiptarë: Barazia dhe dinjiteti nuk negociohen

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, ka shprehur mbështetje për protestën që do të mbahet nesër në Shkup nga studentët shqiptarë. Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se zëri i studentëve shqiptarë përfaqëson një brez që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar. Ai theksoi se do…

Lajme

17/05/2026 13:59

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, ka shprehur mbështetje për protestën që do të mbahet nesër në Shkup nga studentët shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se zëri i studentëve shqiptarë përfaqëson një brez që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar.

Ai theksoi se do të jetë gjithmonë pranë të rinjve shqiptarë që angazhohen për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe të drejtave të tyre.

“Jemi me ju!”, ka shkruar Hamza në reagimin e tij. /Lajmi.net/