Gazeta zvicërane jep detaje për familjen Avdijaj që u shua në aksident
Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.
Lajme
Varrimi i viktimave bëhet gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa në aksident shpëtoi vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë. Ajo cila po trajtohet në Spitalin e Tiranës.
Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.
“Një Citroën i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rreshen”, shkruan “Blick”.
Njoftimi i Policisë së Kosovës për aksidentin tragjik:
Më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë.