PSG triumfon me rezultat minimal ndaj Angers, ngjitet në vendin e parë
Paris Saint-Germain ka triumfuar në udhëtim tek skuadra Angers, në kuadër të xhiros së 20-të të Ligue 1.
Sport
PSG është ngjitur në vendin e parë të Ligue 1, pas fitores me rezultat minimal 1-0 në udhëtim tek Angers, transmeton lajmi.net.
Në këtë lojë ishin prezent edhe Neymar dhe Mbappe, por që nuk arritën të bëjnë dallimin në fushë.
PSG dukej e rrezikshme, djemtë e Maurizo Pochettinos u munduan ta zhbllokojnë rezultatin, por nuk ja arritën qëllimit në pjesën e parë.
Goli erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 70′, Leon Kurzawa zhbllokoi rezultatin për ti dhënë parisienëve epërsinë.
Ky ishte goli i vetëm në ndeshje. Tani PSG qëndron në vendin e parë me 42 pikë total, dy më shumë se Lyon që ka një lojë më pak.
Angers mbajnë pozitën e shtatë me 30 pikë total, këtë sezon ata kanë pasur rezultate të mira./Lajmi.net/