Mugon vetëm zyrtarizimi, Leon Dajaku do të zhvillojë karrierën e tij në Bundesliga
Së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i kalimit të Leon Dajakut në Union Berlin.
Sport
Lojtari i FC Bayern, Leon Dajaku, do të vazhdojë karrierën e tij në Union Berlin në formë huazimi, transmeton lajmi.net.
Bayerni e konsideron kosovarin si lojtar të së ardhmes dhe për momentin nuk mund t’i ofrojë hapësirën e nevojshme, kështu që një huazim do të ishte ideal për të.
Në sezonin aktual, Dajaku ka shënuar tre gola dhe bërë një asistim në 14 ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Tretë. Ai nuk ka debutuar me Bayernin asnjëherë./Lajmi.net/