Mahniten banorët, shfaqet “pema e jetës” në liqen
Nga një liqen në Australi na vjen kjo pamje fantastike. E kanë quajtur si “pema e jetës”.
Fun
Fotografi Derry Moroney u mahnit kur kapi imazhet me dron për herë të parë në Liqenin Cakora në New South Wales. Imazhi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë parë, transmeton Lajmi.net.

“Nga toka thjesht duket si çdo liqen normal dhe nuk e mendova shumë, por kur pashë fotografitë u shtanga. Fotot janë bërë në 119 metër lartësi kështu që do të ishte e pamundur për këdo që ta shihte po të mos ishte në aeroplan”, tha fotografi.
Liqeni është i lidhur me një plazh dhe grykëderdhje, e cila është e mbuluar me pemë çaji. Kur një stuhi përfshiu zonën baticat shtynë ujin dhe vajin në liqen. Kur stuhia u tërhoq, uji kullohet dhe vaji i rëndë mbetet në çarjet e Liqenit të Cakora-s, të cilat kanë formën e një peme. /Lajmi.net