Sevilla kundërshtar i lehtë, Atletico Madrid vazhdon bindshëm drejt titullit
Atletico Madrid ka mposhtur Sevillan me rezultat 2-0, ndeshje e cila ishte shtyrë në të kaluarën u zhvillua sot.

Sport
Nga një gol në të dyja pjesët, përmes Angel Correas 17’ dhe Saul Niguez 76’ rezultuan që në fund Atletico të dal fituese e ndeshjes.
Sevilla në anën tjetër, mbetet në pozitën e 6-të pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, skuadra e Diego Simeone largohet për 4 pikë nga përcjellësi më i afërt, Real Madrid (37 pikë).
Ky rezultat ka hidhëruar gjithë tifozët e Barcelonës dhe Real Madrid që prisnin rezultat negativ të Los Colchoneros./Lajmi.net/