Mënyra shumë e përshtatshme se si Atletico Madrid po largon borën nga fusha

Spanja ka qenë një vend e cila është karakterizuar me shumë mot të ftohtë ditët e fundit, gjë që ka shkarkuar kaos duke shtyer ndeshjet e futbollit.

Sport

12/01/2021 18:01

Udhëtimi i Athletic Bilbao për në Madrid ishte anuluar për shkak se ata nuk mund të ateronin në aeroport nga moti i keq. Kjo gjë i detyroi ata të rikthehen në shtëpinë e tyre dhe me ç’rast u anulua ndeshja.

Përpos kësaj, lojtarët e Real Madrid ishin të detyruar të prisnin 3 ore në aeroplan përpara nisjes në Pamplona, që të jenë të sigurt nëse do të udhëtojnë apo jo, transmeton lajmi.net.

Gjatë natës së sotme, Atletico Madrid do të përballet me klubin e Sevillas dhe është treguar mënyra se si është duke u kontrolluar bora në Ëana Metropolitano.

11 llampa të mëdha janë vendosur në tërë fushën, të cilat do ta ndriçojnë atë me një temperaturë prej 30 gradë celcius.

Gjersa më shumë se 30 vullnetarë kanë shprehur gatishmërinë për të hequr pjesën e mbetur të botës në fushë./Lajmi.net/