Speca të mbushur grek – Receta internacionale
Kjo recetë mund të bëhet e preferuara e familjes tuaj.
Lifestyle
Specat e mbushur janë një prej recetave shqiptare që të gjithë e duan, por me sa duket nuk jemi të vetmit që i kemi qejf specat e mbushur dhe mishin e kuq, shkruan lajmi.net.
Kjo recetë me origjinë greke është mjaftë e ngjashme me atë që ne përdorim, por ju duhet të provoni edhe këtë recetë.
Këtu tek lajmi.net kemi sjellë recetën veçantë për juve, por fillimisht, këta janë të gjithë përbërësit që iu duhen për të përgatitur mjaftueshëm për 4 persona.
Përbërësit:
4 speca të mëdhenjë
1 lugë supe vaj ulliri
500 gram mish të kuq të bluar
1 qepë të madhe të grirë
3 thelpinj hudhre të grirë
400 gram domate të pjekura në zjarr dhe të thara
1 filxhan oriz të bardhë të gatuar
1 lugë supe uthull molle
1 lugë supe organo
1 ½ lugë çaji krip të trashë
½ lugë çaji biber të zi
120 gr djathë feta
Përgatitja:
Lajmi.net ju këshillon të preni specat në gjysmë dhe largoni farat nga mesi.
Nxehni vaj në një fërtele të madhe, dhe shtoni mishin e kuq duke e përzier që të ndahet mirë në grimca. Kur të marri ngjyrë kafe, shtoni qepën dhe hudhrën dhe gatuani deri sa qepa të zbutet mirë.
Shtoni domatet, orizin, uthullën, kripën dhe biberin e zi. Lëreni të fërgohet për rreth 5 minuta dhe largojeni nga zjarri.
Ndajeni përzierjen barabartë mes specave dhe mbushini të gjitha gjysmat mirë. Ngroheni paraprakisht furrën në 180 gradë celsius dhe piqni për 10 minuta.
Hidhi djathin feta të bluar mbi speca dhe piqeni për 30-35 minuta të tjerë. Gjella juaj është gati! /Lajmi.net/