Milik po kërkon largimin, një klub nga Italia shfaq interesim të madh

Arkadiusz Milik po kërkon largimin nga klubi i Napolit për arsye se nuk po gjen hapësirë sa duhet.

Sport

09/01/2021 10:38

Kështu që, disa klube kanë shprehur interesim për të, njëri prej tyre edhe kampionët e Italisë, Juventus.

Zonja e Vjetër po shpreson që të sigurojë një marrëveshje paraprake me agjentin e lojtarit dhe ta transferojë atë me parametra 0 në verën që po vjen, transmeton lajmi.net.

Polaku do të mbetet pa kontratë edhe 6 muaj dhe në këtë afat kalimtar ka të drejtë që të negociojë me klube rreth se ardhmes.

Duke pasur parasysh eksperiencën që ka Milik në Itali, do t’i ndihmonte Juventusit në fazën e sulmit./Lajmi.net/