Probleme në Juventus, De Ligt pozitiv me COVID-19

Matthijs De Ligt ka testuar pozitiv me koronavirus.

Sport

08/01/2021 18:27

Edhe një futbollist i Juventusit ka dalë pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Bianconerët nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit kanë njoftuar se mbrojtësi Matthijs De Ligt ka testuar pozitiv me koronavirus.

Reprezentuesi holandez është rasti i tretë pas Juan Cuadrado e Alex Sandro që ka dalë pozitiv me COVID-19 në javën e fundit. /Lajmi.net/