Atletico Madrid gjejnë zëvendësimin e Costas, dërgojnë ofertë menjëherë

Raportimet e fundit nga e përditshmja francize L’Equipe thonë se Atletico Madrid ka dërguar një ofertë drejt klubit të Lyon për sulmuesin e tyre Moussa Dembele.

Sport

08/01/2021 11:46

Edhe pse Dembele ka arritur që të shënojë vetëm 1 gol në 13 paraqitjet e tij me Lyon këtë sezon, klubi tij është i pozicionuar në vendin e parë në Ligue 1.

L’Equipe raporton se Los Colchoneros ka bërë një ofertë për Dembele, detajet e së cilës përfshijnë një huazim fillimisht, me mundësinë për ta blerë lojtarin përfundimisht në fund të sezonit.

Duke pasur parasysh faktin që Diego Costa është larguar nga Atletico, zëvendësuesi i tij më i mirë duket të jetë Dembele.

Goal raporton se për lojtarin janë të interesuar edhe klubi anglez West Ham, mirëpo ai nuk e dëshiron një transferim të tillë./Lajmi.net/