Morata afër rikthimit

Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, është gati për tu rikthyer në fushat e blerta pas lëndimit të pësuar.

Sport

07/01/2021 20:00

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është në rrugën e duhur për tu rikuperuar në kohë për “Derby d’Italia” ndaj Interit në 17 janar, transmeton lajmi.net.

Sipas “Sky Sport Italia”, reprezentuesi i Spanjës po përparon mirë pasi tejkaloi ndeshjet ndaj Udineses dhe Milanit me një problem muskulor.

Ai nuk do të jetë gati për këtë fundjavë kundër Sassuolo, por 28 vjeçari mund të kthehet në ndeshjen në kuadër të Coppa Italia me Genoa më 13 janar.

Nëse ai zhvillon ndeshje të mirë, atëherë spanjolli mund të jetë në formacionin startues kundër Interit në 17 janar./Lajmi.net/