Zyrtare: Prishtina ndërpren kontratën me Hasanaj dhe huazon Ukën në Drenicë

Prishtina ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve Kreshnik Uka dhe Donat Hasanaj.

Sport

07/01/2021 17:09

Mesfushori ofensivë, Uka i është bashkuar Drenicës në formë huazim deri në fund të edicionit, përcjellë lajmi.net.

Ndërsa, sa i përket Hasanaj me pajtim të dyanshëm i ka ndërprerë kontratën.

Komunikata e plotë e “Bardhëkaltërve” pa ndërhyrje:

Kreshnik Uka huazohet në Drenicë

Donat Hasanaj lirohet me marrëveshje

Prishtinë, 7 janar 2020 – Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica.

Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm.

FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën. Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave.

FC Prishtina iu uron të gjithë futbollistëve të larguar sukses në vazhdim të karrierës”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/