Intervistohet personi që u incizuar duke goditur gruan derisa po dilte nga QKUK

Ditë më parë një burrë është incizuar duke i rënë shuplakë në kokë gruas së tij, derisa të dy dilnin nga QKUK-ja.

Lajme

07/01/2021 09:08

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen në procedurë të rregullt.

“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.. /Lajmi.net/