Simeone jep shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit në Atletico

Atletico Madrid pësoi një humbje të madhe në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar nga një skuadër e Ligës së Tretë spanjolle, UD Cornell.

Sport

07/01/2021 08:20

Me rezultat minimal 1-0, Cornell arriti që ta eliminoj liderin e La Ligas, transmeton lajmi.net.

Diego Simeone për këtë ndeshje ka pushuar yjet e tij të skuadrës sikurse Joao Felix, Renan Lodi, Jose Gimenez, Saul Niguez, Felipe dhe Angel Correa.

Pas humbjes, Simeone në një deklaratë pas ndeshjes dha shenja se mund të largohet nga Los Colchoneros.

“Gjërat ndryshojnë në futboll gjatë gjithë kohës, duhet të jeni të hapur për gjitha mundësitë. Jam shumë i lumtur këtu por duhet të jeni të hapur në atë se çfarë klubi vendos”, tha argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të 2022./Lajmi.net/