Bideni i bën thirrje Trumpit që ta ndalojë kaosin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të dalë në televizion dhe ta ndalojë kaosin.

Bota

06/01/2021 22:17

“Më vjen keq që më mori kaq kohë të dal të flas. Demokracia jonë është nën sulm të parecedent. Jam i shokuar dhe mërzitur që puna jonë ka mbërritur në një moment kaq të errët. Diçka që nuk kemi parë më parë. Është sulm mbi ndërtesën e demokracisë – Capitol, mbi të zgjedhurit tanë e mbi ligjin siç e kemi parë vetëm disa herë më parë. Më lejoni të jem i qartë. Skenat e kaosit në Capitol nuk përfaqësojnë amerikanët e vërtetë. Bëj thirrje që të vazhdojnë procedurat për transformimin paqësor të pushtetit. Më keni dëgjuar më parë të them se fjalët e një presidenti kanë me rëndësi, sado i mirë apo keq të jetë ai. I bëj thirrje Trumpit: Dil në televizion dhe bëni thirrje që të ndalohet ky kaos”, ka thënë Biden.

Ndërkohë, Ndërkohë, mbështetësit Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kuvendit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Trump, përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje për qetësi. /Lajmi.net/