Policia përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve në Capitol Hill

Policia përdori gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve pro-Trump, që sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ndërsa deputetët u udhëzuan të përdornin maska gazi, raportuan dy prej tyre në Twitter.

Bota

06/01/2021 22:05

“Policia na kërkoi të merrnim maska gazi, sepse kishte hedhur gaz lotësjellës në Rotunda”, shkroi përfaqësuesi demokrat, Jim Himes.

“Na thanë të shtriheshim përtokë dhe të vinim maskat e gazit”, shtoi kolegu i tij, Dan Kildee, raporton ATSh.

Mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.