Ëmbëlsira me arra – Receta e ditës

Iu hahet diçka e ëmbël por nuk dini se çfarë të përgadisni? Epo kjo është receta që iu duhet.

Lifestyle

06/01/2021 17:33

E njohur si krostatë me arra, kjo ëmbëlsirë pa dyshim do t’ju përfshijë tërësisht me ëmbëlsinë e saj, transmeton lajmi.net.

Kjo është receta e kësaj ëmbëlsire të mrekullueshme, e cila përgatitet krejt lehtë vetë në shtëpi.

Përgatitja e Ëmbëlsirës me Arra   

Përbërësit

Për shtresën e brumit

1 kokërr vezë

150 g sheqer

100 ml vaj luledielli

250 g miell gruri

Gjysmë lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash ose sodë buke

Një lugë çaji vanilje

Për pjesën e mbushjes

250 g sheqer

250 g krem qumështi (pana)

300 g arra (thelpinjtë e arrave duhet të jenë të ndarë në dy – tre pjesë)

Përgaditja

Filloni me përgatitjen e krostatës me arra të pjekura ta nisni duke të parangrohni furrën në 180 gradë.

Ndërkohë merrni një tepsi shumë të vogël me diametër rreth 24 cm, lyejeni me pak gjalpë të gjithë sipërfaqen e saj dhe më pas pudroseni me pak miell dhe lëreni mënjanë pasi do ta përdorni më vonë.

Nisni me përgatitjen e brumit.

Merrni një tas dhe në si fillim rrihni vezën, shtoni më pas sheqerin dhe vajin e lulediellit.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene në formë kremoze.

Në këtë moment shtoni miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave ose sodën e bukës si dhe vaniljen.

Përziejini të gjitha bashkë mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe kompakte pa kokërriza.

Merreni më pas brumin dhe shtrojeni në tepsinë e vogël që më parë e keni lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell.

Përmes gishtave përhapeni brumin në gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Ndërkohë, nisni me përgatitjen e mbushjes së ëmbëlsirës.

Vendosni një tigan në zjarr mesatar.

Shtoni aty si fillim një lugë gjelle me sheqer dhe prisni derisa të shkrijë, sapo sheqeri të shkrijë shtoni një lugë tjetër gjelle me sheqer dhe prisni sërish derisa sheqeri të shkrijë dhe kështu vijoni derisa sheqeri të mbarojë plotëisht.

Bëni kujdes, çdo lugë sheqeri duhet ta shtoni në momentin që ai ka shkrirë.

Më pas, shtoni kremin e qumështit (panën) me ngadalë duke përzjerë vazhdimisht gjithnjë në zjarr mesatar derisa masa të jetë kremoze.

Dhe më pas shtoni arrat duke vijuar të përzjeni masën.

Shtojeni masën kremoze mbi brumin që keni në tepsinë e vogël dhe futeni të piqet për 35 minuta. Shërbehet pasi është ftohur./Lajmi.net/