Mbrojtësi i Kombëtares spanjolle kërkohet nga Reali
Mbrojtësi i Villareal, Pau Torres, është bërë caku kryesor për mbrojtjen e Real Madrid, pasi këta të fundit nuk janë të sigurt për rinovimin e Sergio Ramos.
Sport
Real Madrid ka identifikuar mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres si një objektiv të afatit kalimtar të verës, sipas “Cadena Cope”.
Torres është një nga lojtarët më meritor te Villareall, duke u vendosur në qendër të mbrojtjes, ai i ndihmoi ekipit të tij të sigurojë vendin e pestë vitin që shkoi, transmeton lajmi.net.
Tani, ai është objektivi kryesor i “Los Blancos” për mbrojtjen, sipas artikullit, thuhet se vlera e Torres është rreth 50 milionë euro, por që Reali mendon se ajo do të ulet shkaku i situatës së re që është krijuar në futboll nga pandemia COVID-19.
Ky lajm qarkullon si pasojë e mos rinovimit të kontratës së kapitenit, Sergio Ramos, i cili nuk ka rinovuar kontratën e tij me klubin./Lajmi.net/
? Informa @lamacope
⚪️ Pau Torres, objetivo del Real Madrid para la próxima temporada
❌ El Real Madrid aún no ha llamado a Sergio Ramos para su renovación y, mientras, tantea la llegada del central del Villarrealhttps://t.co/4ccRTmo0PU
— Tiempo de Juego (@tjcope) January 4, 2021