Simeone: La Liga është plot befasi, duhet të jemi të fokusuar

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shpreh se skuadra e tij duhet të jenë të kujdesshëm sa i përket dueleve të La Ligas.

Sport

04/01/2021 08:39

“El Cholo” i bëri  këto komente në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Alaves në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas, që pa “Los Colchoneros” të rikthehen në krye të tabelës, transmeton lajmi.net.

Ndeshja kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Atletico, me golat e Marcos Llorente dhe Suarez, ndërsa për Alaves kishte shënuar autogol mbrojtësi i Atletico Madrid, Felipe.

Suarez kishte shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, dhe Simeone, pati një mesazh për djemtë e udhëhequr nga ai.

“Ne e kuptojmë që kampionati është kompleks, i vështirë dhe ka befasi, duhet të jeni vazhdimisht të përgatitur”, tha ai.

“Ju nuk mund të lini hapësirë ​​për t’u çlodhur, sepse të gjitha ekipet duan të fitojnë”, shtoi ai.

“Gjëja më e bukur sonte ishte se si përfundoi ndeshja, duke mos u nervozuar dhe duke kërkuar të luanim së bashku. Jam shumë i lumtur për një fitore të cilën kemi punuar shumë”, përfundoi Diego Simeone./Lajmi.net/