Pochettino dëshiron tre lojtarë tek PSG

Maurizio Pochettino është trajneri i ri i PSG, dhe si duket argjentinasi do ti futet punës për të sjellur lojtarë të ri në skuadër.

Sport

02/01/2021 19:48

Maurizio Pochettino ka një punë të vështirë para vetes, PSG ishte në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe presioni për ta fituar atë është më i madh se kurrë.

Për arritjen e qëllimeve, argjentinasi thuhet se ka tre objektiva për të përforcuar skuadrën.

Sipas ‘AS’, objektivat kryesorë janë Christian Eriksen, Lionel Messi dhe Dele Alli, transmeton lajmi.net.

Për Eriksen, është e ditur që e ardhmja e tij është larg ‘Giuseppe Meazza’, këtë e konfirmoi edhe Giuseppe Marotta i cili tha se Eriksen nuk është përshtatur tek ‘Nerazzurrët’ dhe se largimi i tij është i mundur. Danezi është i pëlqyer nga Pochettino, ku shkëlqeu nën drejtimin e tij tek skuadra Tottenham Hotspur.

Lionel Messi është i lirë të bisedojë me klube për transferim, PSG dhe Manchester City thuhet se janë favoritë për nënshkrimin e argjentinasit, por sipas artikullit, Pochettino ka një marrdhënie të shkëlqyer me Messi dhe fakti që Neymar është në Paris, do të ishte arsye shtesë për transferimin e tij.

Dele Alli, një lojtar që shkëlqeu nën urdhërat e Maurizio Pochettino, është ‘persona non grata’ nga menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho. E ardhmja e anglezit thuhet të jetë në Paris, ku dihet se marrdhënia me trajnerin argjentinas është fantastike./Lajmi.net/