Merr fund Flash Player
Adobe Flash Player ka përfunduar zyrtarisht ciklin e tij.
Auto & Tek
I nxjerur për herë të parë në vitin 1996, Flash ka qenë mënyra më e përdorur nga njerëzit për të parë video dhe për të luajtur “online”, në fazat e hershme të uebit.
Vitet e fundit, Adobe Flash Player ka pasur shumë probleme sigurie dhe ka dështuar të kalojë me sukses në epokën e “smartphone”-ve. Adobe njoftoi se nuk do të ofrojë më përditësime për Flash dhe i ka kërkuar njerëzve që ta heqin nga pajisjet ku e kanë instaluar, transmeton Lajmi.net.
Nga 12 janari, do të ndalojë edhe luajtja e videove në Flash Player. /Lajmi.net