Lampard: Ziyech mund të luajë kundër Cityt
Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur për lëndimet e lojtarëve, ai tha se Hakim Ziyech ishte gati të rikthehej pasi u stërvit në tre ditët e fundit.
Sport
Hakim Ziyech mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Manchester City, në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës, transmeton lajmi.net.
Aktualisht, 27 vjeçari konsiderohet si themeli i sistemit të Lampard, kjo pasi që përqindja e fitoreve me Ziyech në formacion ishte 83% ndërsa që nga lëndimi i tij Chelsea ka arritur të fitojë vetëm 33% të ndeshjeve.
Përfaqësuesi i Kombëtares marokiene, i cili u bashkua me ‘The Blues’ nga Ajax për një shumë prej 40 milionë euro, ka qenë jashtë fushe pas një lëndimi që pësoi në këmbë kundër Leeds United më 2 dhjetor.
“Ai është gati dhe po stërvitet, ka stërvitur dy ose tre ditët e fundit kështu që unë do të duhet të marr vendimin nëse ai është gati për të filluar’, tha Lampard gjatë konferencës për shtyp të së premtes, në uebfaqen e klubit./Lajmi.net/
Lampard says Hakim Ziyech has trained the past two or three days but no decision has yet been made on whether he will start on Sunday. Reece James is out of the game with a hamstring problem. #CHEMCI
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 1, 2021