10 lojtarët e rinj që bënë bujë në vitin 2020
Viti 2020 ishte sfidues për botën e futbollit dhe të gjithë sportit, por edhe këtë vit ka pasur talentë të rinj të cilët kanë lënë 'shenjën' e tyre me paraqitjet që kanë bërë.
Sport
Futbolli nuk do të jetë njësoj pas vitit 2020, kjo pohohet nga ekspertët, analistët dhe zyrtarët e klubeve. I fundit që pohoi këtë ishte edhe presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili tha se mega transferimet që kanë ndodhur deri më tani nuk do të mund të ndodhin në të ardhmen, pasi që klubet nuk i kanë resurset e njejta për të përballuar shuma të tilla.
Lajmi.net ju sjell talentët që bënë bujë në vitin 2020, ata sigurisht do të lëvizin në klube të mëdha por pyetja është se a do të kenë të njejtin çmim të themi si p.sh, Paul Pogba apo Neymar.

Mosha: 20 vjeç
Pozita: Mbrojtës i majtë
Bakker e ka vendosur veten si zgjedhja e parë e PSG-së si mungesë spanjollit, Juan Bernat i cili është i lënduar, duke e zënë vendin në njërin nga ekipet më të mira të Evropës.

Mosha: 18 vjeç
Pozita: Mesfushor qendror
Camavinga u bë shënuesi më i ri i Francës në mbi 100 vjet kur shënoi në fitoren 7-1 ndaj Ukrainës në Tetor.
Ai llogaritet si njëri nga talentet më me perspektivë në Evropë, kualiteti i tij më i mirë është aftësia me topin dhe pasimet.

Mosha: 20 vjeç
Pozita: Mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë
Një ish-yll i MLS me Vancouver Whitecaps, Davies tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munchen. Ai u transferua tek bavarezët për një shumë simbolike prej 10 milionë euro, tani duket qesharake shuma e transferimit të tij. Ai ishte njëri nga protagonistët kryesorë në fitimin e Ligës së Kampionëve nga Bayern.

Mosha: 20 vjeç
Pozita: Mbrojtës i djathtë
Dest është amerikani i parë që u transferua dhe u paraqit në Barcelonë në La Liga ashtu edhe kundër rivalëve të Real Madridit në “El Clasico”.
Lindur në Hollandë dhe stërvitur nga Ajax, Dest kualifikohet për Kombëtaren amerikane në sajë të babait të tij, që është një qytetar amerikan. Ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me perspektivë në Evropë për momentin.
Ansu Fati – Barcelona dhe Kombëtarja spanjolle

Mosha: 18 vjeç
Pozita: Sulmues anësor
Fati u emërua lojtari i muajit në La Liga për Shtatorin e këtij sezoni dhe u bë një nga golashënuesit më të rinj ndonjëherë të Ligës së Kampionëve në tetor. Aktualisht është lënduar, por mungesa e tij në fushë është bërë evidente, ai pritet të jetë protagonist kryesor për Barçën dhe Spanjën vitet e ardhshme.

Mosha: 20 vjeç
Pozita: Mesfushor qëndror
Pep Guardiola e përshkroi Phil Foden si “lojtarin më të talentuar” që ka parë ndonjëherë. Pas largimit të David Silva, ‘pishtari’ i ka mbetur anglezit për të mbushur atë zbraztirë.

Mosha: 18 vjeç
Pozita: Mesfushor qëndror
Gravenberch bëri debutimin e tij për Ajax vetëm 16 vjeç dhe që atëherë ka bërë 14 paraqitje të tjera në ekipin e parë. Ai ka marrë vëmendjen e ekipeve të mëdha, njëra ndër të interesuarat për të është edhe kampioni italian, Juventus.


