Neymar me festë për Vitin e Ri – nisin hetimet në Brazil

Neymar do të përballet me gjyqin pas ankesave për festën e organizuar për shkak të Vitit të Ri.

Sport

31/12/2020 10:27

Drejtësia braziliane ka hapur të mërkurën një hetim mbi festën gjigante të Vitit të Ri të organizuar nga sulmuesi i PSG, Neymar, në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro në mes të një pandemie.

Prokurori tha në një deklaratë se ai kishte hapur një hetim pasi kishte marrë “disa ankesa në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar”, transmeton lajmi.net.

Afro 200 mijë persona kanë vdekur në Brazil si pasoj e pandemisë Covid-19 dhe kjo është njëra prej arsyeve kryesore pse braziliani po kritikohet, pasi që në festën e tij raportohet se kanë marrë pjesë rreth 150 deri 500 njerëz.

Sidoqoftë, një deklaratë e lëshuar nga avokatët e tij thotë se ai nuk ka asnjë lidhje me festën, e cila ishte organizohuar nga kompania Agencia Fabrica, siç thanë ata./Lajmi.net/