Koha dëshmon se Zidane kishte të drejtë për largimin e Bale dhe Jamesit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte i qartë verën e kaluar se nuk dëshironte të kalonte një tjetër sezon me Bale dhe James në skuadër.

Sport

30/12/2020 10:03

Dy yjet u larguan duke u transferuar në Premierligë te Tottenhami, respektivisht të Evertoni, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, koha ka dëshmuar se vendimi i tekniku francez ishte plotësisht i drejtë.

James nisi në mënyrën më të mirë aventurën të Evertoni duke shkëlqyer me tri gola dhe tri asistime në pesë ditët e para, por pastaj filluan lëndimet, gjë që bëri të humb disa ndeshje.

Kurse, çështja e Bale është më e ndryshme sepse uellsiani kaloi të Spurs i lënduar.

Ai arriti të shërohet dhe ishte në formacionin e dytë të Jose Mourinhos duke hyrë në lojë si zëvendësues, kurse tani është lënduar prapë dhe i nevojiten disa javë që të shërohet.

Reali tani është duke provuar të shesë Bale, por skuadra e Jose Mourinhos nuk e do në skuadër./Lajmi.net/