Programi i rimëkëmbjes ekonomike: mungesa e një qasje sektoriale

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimekëmbjen ekonomike. Raporti argumenton se si pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë, dhe meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë.

Lajme

29/12/2020 10:11

Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%). Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit.

Andaj, Instituti GAP rekomandon që Qeveria të merr parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe të i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar, sikurse me politika që ndikojnë veçanërisht në rimëkëmbjen e tyre.

Performanca e industrive ekonomike

Sipas GAP, ndikimi ekonomik i pandemisë ndryshon varësisht prej llojit të industrisë në Kosovë. Marrë parasysh që masat kufizuese shtetërore të parandalimit të shpërndarjes së virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike ndyshojnë. Disa biznese që konsiderohen me potencial të lartë të shpërndarjes së virusit po qëndrojnë tërësisht të mbyllura ose kanë kufizime të hapësirës së funksionimit apo orarit të punës. Në anën tjetër, industri të tjera esenciale ekonomike kanë vazhduar punën përgjatë gjithë pandemisë. Më 13 mars, Qeveria e Kosovës urdhëroi mbylljen e pothuajse tërë aktivitetit ekonomik me përjashtim të bizneseve esenciale si furnizimi me ushqim dhe produkte farmaceutike. Kjo periudhë vazhdoi deri më 18 maj kur filloi faza e hapjes
graduale e ekonomisë. Megjithatë, disa biznese, si restorantet e dasmave, klubet e natës, palestrat sportive, pishinat e të tjera që hyjnë nëindustrinë e artit, argëtimit,
rekreacionit, dhe veprimtarive shërbyese vazhduan të qëndrojnë të mbyllura ose operuan me orar të kufizuar.
Këto dallime të masave kufizuese ndaj bizneseve reflektohen edhe në performancën ekonomike të shpërfaqur në deklarimin e qarkullimit në Administratën Tatimore të Kosovës. Aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit 79%, patundshmëria 44%, transporti dhe magazinimi 43%, akomodimi dhe shërbimi ushqimor 37%. Në anën tjetër, informimi dhe komunikimi kishte ngritje për 12%, uji, menaxhimi i mbeturinave 23% dhe industritë e tjera të cilat patën rënie relativisht të lehtë si ajo përpunuese me 6%, bujqësia 3% dhe tregtia 9%.

Gap thotë se efektet ekonomike ndërmjet industrive ndyshojnë edhe sa i përket punësimit. Aktivitetet ekonomike që janë përballur me më pak kufizime në operim kanë deklaruar më pak rënie të punësimit për dallim nga industritë e tjera. Në tabelën 3 shihet se numri i punëtorëve në industritë si artet, argëtimi dhe rekreacioni u reduktuan për 83%, transporti dhe magazinimi për 41%, aktivitetet e patundshmërisëpër23% dhe aktivitetet e tjera shërbyese për 13%. Në ndërkohëindustritë përpunuese, të ujit, menaxhimi i mbeturinave, dhe industria nxjerrëse kishin ngritje të të punësuarve gjatë periudhes së pandemisë.

Ekziston një ndërlidhshmëri e lartë në mes të masave kufizuese dhe performancës ekonomike. Si në deklarimin e qarkullimit, ashtu edhe në punësim vërehet se industritë të cilat kanë qenë të mbyllura ose kanë operuar pjesërisht kanë deklaruar aktivitet më të ulët ekonomik e rrjedhimisht edhe punësim. Ky efekt mund të shihet edhe sa i përket tremujorëve. Në periudha të caktuara kur janë relaksuar masat kufizuese të disa industrive ka filluar edhe ngritja e deklarimit të qarkullimit./Lajmi.net/