Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme

Provoni këtë recetë të shëndetshme për një ëmbëlsirë të shijshme.

Lifestyle

28/12/2020 16:00

Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton që të shtypni plotësisht avokadon, derisa të krijohet një masë e butë, shkruan “AgroWeb”.

Sugjerohet të përdoret një avokado e pjekur, pasi do të jetë më e butë dhe më e lehtë për t’u shtypur, transmeton lajmi.net.

Avokado është një burim i shkëlqyeshëm i yndyrës së shëndetshme gjithashtu edhe mielli i grurit është i pasur me proteina dhe fibra.

Këto biskota me avokado dhe çokollatë që bëhen pa gjalpë ose vaj, janë po aq të mira sa ato klasiket!

Përbërësit

  • 1 avokado i pjekur dhe i shtypur (rreth 1/2 filxhan pure)
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1/2 filxhan me miell gruri të plotë
  • 1/2 filxhan pluhur kakao
  • 1/4 filxhan me copëza çokollate

Hapat që duhet të ndiqni:                    

Vendosni në shkallën e mesit zgarën ndarëse të furrës dhe ngroheni paraprakisht në 200 gradë.

Tek një tavë AgroWeb.org ju këshillon që të shtroni letër pjekjeje.

Në një mikser bashkoni avokadon, vezën, vaniljen dhe sheqerin.

Nëse nuk keni një mikser elektrik, mund ta bëni këtë manualisht, por sigurohuni që ta përzieni këtë masë derisa avokado të zbutet plotësisht me ndihmën e telit të kuzhinës.

Tani shtoni kripën, sodën e bukës, miellin, kakaoa dhe përziejini mirë derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme dhe të plotë.

Pasi të keni coptuar çokollatën AgroWeb.org ju këshillon që ta shtoni atë tek brumi që keni formuar.

Nga kjo masë, krijoni biskotat në formë rrumbullake duke përdorur një lugë dhe vendosini në tavë me pak distancë nga njëra-tjetra.

Futini në furrën e ngrohur pë t’u pjekur dhe lërini aty për 8-10 minuta.

Bëni kujdes që kur t’i hiqini nga furra t’i lini të ftohen. 

Tani ju mbetet vetëm që t’i shijoni me të dashurit tuaj duke i shoqëruar m kafe, çaj apo edhe qumësht për të vegjlit e familjes.

Këshilla për biskotat perfekte të avokados

Kini kujdes të mos i piqni më shumë seç duhet këto biskota.

Mund të jetë e vështirë të dallosh kur janë pjekur,pasi ato kanë ngjyrë të errët.

Mos e tejkaloni kohën e rekomanduar dhe nëse është e mundur, përdorni një termometër furre për t’u siguruar që temperatura e furrës është ajo e duhura!

Sigurohuni që pluhuri i kakaos të jetë sa më i shkrifët, pa kokrraPër të shmangur korrat mund ta sitni para se ta shtoni tek përbërësit e tjerë. /Lajmi.net/