Real Madrid alarmohet, me ardhjen e Pochettinos, transferimi i Mbappe bëhet i pamundur

Trajneri favorit për ta zëvendësuar të larguarin tashmë,Tomach Tuchel, te PSG është pikërisht Maurico Pochettino.

Sport

26/12/2020 11:48

Kylian Mbappe nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, sidomos gjatë kohës kur edhe idhulli i tij i futbollit, Cristiano Ronaldo, ishte aty.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e pëlqen profilin e francezit, mirëpo gjërat në kampin parisien po ndryshojnë.

Me largimin e trajnerit gjerman Tuchel, e ardhmja e Mbappe vendoset në pikëpyetje.

Raportime të ndryshme thonë se Pochettino do të jetë trajneri më i ri i PSG. E ky i fundit, kishte shprehur më herët dëshirën për të trajnuar një klub të madh sikurse parisienët.

Mediat spanjolle AS, raporton se argjentinasi nuk do ta lejonte një transferim të 22 vjeçarit./Lajmi.net/