Trippier suspendohet për 10 javë, theu rregullat

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier është suspenduar për 10 javë mos-lojë dhe gjobitur me 70 milionë paund pasi ka thyer rregullat e basteve të Shoqatës së Futbollit.

Sport

23/12/2020 15:01

Ish-mbrojtësi i djathtë i Tottenham u përball me shtatë akuza në lidhje me transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Trippier mohoi akuzat të bëra së pari në maj kur edhe kishte seancën e parë dëgjimore.

Sidoqoftë, Shoqata e Futbollit (FA) tha që katër nga shtatë shkeljet e pretenduara ishin vërtetuar.

Në seancën e tij plenare, Trippier kishte mohuar të kishte fituar ndonjëherë nga bastet. “Unë dua ta bëj të qartë se në asnjë fazë nuk kam vendosur ndonjë bast në lidhje me futbollin. Nuk kam marrë ndonjë përfitim financiar nga bastet e të tjerëve.

Trippier ka startuar në të gjitha ndeshjet e Atleticos këtë sezon dhe kësisoji nuk ka humbur asnjë minutë në La Liga deri më tani.

Suspendimi fillon qysh nga dita e sotme dhe vlen për të gjitha ndeshjet ku Trippier mund të marrë pjesë, duke e përjashtuar atë në ndeshjen e parë të Atletico Madridit në fazën e parë të 16 me Chelsea./Lajmi.net/