Manchester City ‘shpartallon’ Arsenalin dhe kualifikohet tutje
Manchester City me rezultat bindës 1 - 4 ka fituar në udhëtim të Arsenali.
Sport
Ishte Gabriel Jesus që pas vetëm tre minutave zhbllokoi rezultatin, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, vendasit u përgjigjen me Lacazette që barazoi gjithçka pas 31 minutave lojë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Mahrez ktheu epërsinë e “Qytetarëve” (55′), kurse katër minuta me pas Foden shënoi për 1 – 3.
Fitoren e vulosi Laporte duke realizuar gol pas asistimit të Foden (73′.
Me këtë fitore, City është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Anglisë./Lajmi.net/