Kreu i Twitter ka bërë “unfollow” Donald Trump në platformën e vet
Drejtori gjeneral i Twitter gjithashtu nuk ndjekë më Joe Biden dhe Kamala Harris.
Auto & Tek
Kreu i Twitter Jack Dorsey me sa duket ka bërë unfollow presidentin amerikan të tanishëm gjatë vikendit, shkruan “Independent”.
Ai gjithashtu ka bërë unfollow edhe vajzën e parë të Trump, Ivanka Trump, presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës-presidenten e zgjedhur Kamala Harris, transmeton lajmi.net.
Trump ka qenë një figurë shumë aktive në Twitter, duke bërë më shumë se 56 mijë postime gjatë kohës që ka qenë president.
Që prej 17 nëntorit, Trump ka humbur 371,057 ndjekës, dhe Biden ka shtuar 2,594,809 ndjekës.
Folësi i Twitter ka refuzuar të jap koment në lidhje me çështjen.
Gjatë kampanjës së zgjedhjeve, Trump ka shkelur disa herë rregullat kundër shpërndarjes së informacioneve të rreme, për të cilat Twitter ka vënë etiketime në këto postime duke treguar se nuk janë informacione reale.
Mirëpo Dorsey ka thënë se prej 20 janarit, Trump do të trajtohet si çdo përdorues tjetër i Twitter, pra në rast se bënë shkelje, atij do t’i mohohet qasja në aplikacion dhe do t’i fshihet llogaria.
Ai ka pranuar se deri më tani presidentit Trump i është lejuar të bëjë shumë më shumë shkelje sesa përdoruesve të tjerë. /Lajmi.net/