Diaspora “zhduk” Valon Sylën nga Facebook-u
Është mbyllur profili i gazetarit Valon Syla, në Facebook.
Lajme
Nuk dihet ende arsyeja se nga ka ardhur kjo mbyllje, por tashmë gazetari nuk është në rrjete sociale. Sidoqoftë ka pasur paralajmërime nga disa grupe në Facebook që të bëhet “report” për mbylljen e Facebook-ut të gazetarit.
Lexo edhe:
Lajmërohet Valon Syla, tregon çfarë i ndodhi Facebook-ut të tij
Syla ka lëshuar dy deklarata të njëpasnjëshme në Facebook lidhur me ardhjet e bashkatdhetarëve në Kosovë, për festat e fundvitit, teksa e ka kundërshtuar idenë se “është inekcion ekonomik”, shkruan lajmi.net.
“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
“A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj, ose 3840 euro në vjet. Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro. Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konzumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionshit. Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që sjemi diasporë. Paratë e juaja janë konzum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush si permend se marre është”, ka shtuar tutje ai në reagimin e parë.
Në reagimin e dytë, gazetari Syla ka pasur disa propozime për bashkëatdhetarët.
“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/