Suarez pranon se pati marrëveshje paraprake me Juven
Sipas "Il Corriere dell’Umbria", Luis Suarez u ka thënë autoriteteve italiane se kishte një marrëveshje paraprake me Juventusin në gusht.
Sport
Sulmuesi i Atletico Madrid u intervistua nga autoritetet në Perugia si pjesë e hetimit për provimin e manipuluar të shtetësisë italiane, transmeton lajmi.net.
33-vjeçari thuhet se konfirmoi se ishte informuar në lidhje me pyetjet e provimit, duke shtuar se ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Juventusin në fund të Gushtit.
Me 14 shtator, megjithatë, Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e informoi atë dhe përfaqësuesit e tij Juve nuk do të nënshkruante me të.
Prokuroria e Perugia konfirmoi në fillim të muajit pezullimin për tetë muaj nga aktiviteti zyrtar për Rektoren e Universitetit Giuliana Grego, Simone Olivieri dhe profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca, për veprën e dyshimtë të rrjedhjes së informacionit zyrtar.
Fabio Paratici është gjithashtu nën hetim.
“Krimi i pretenduar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Perugia është ekskluzivisht neni 371 bis i Kodit Penal,” shkroi Juventus në një deklaratë zyrtare më 4 dhjetor.
“Klubi përsërit fuqimisht korrektësinë e punës së Paratici dhe është i bindur se hetimet e vazhdueshme do të ndihmojnë në sqarimin e pozicionit të tij brenda një kohe të arsyeshme.”