Ky është formacioni më i mirë i vitit në FIFA
FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.
Sport
FIFA sapo ka shpallur ekipin më të mirë të vitit, dhe nuk munguan as befasitë.
Për formacionin e vitit e prezantoi, Arsene Wenger, por në ceremoni online ishte prezent edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, i cili ishte në mbrojtje në 11-shen më të mirë.
Ky është formacioni më i mirë i vitit, i shpallur nga FIFA.
4-3-3: Alisson, Arnold, Ramos, Van dijk, Davies, Kimmich, De Bruyne, Thiago, Messi, Lewandowski, Ronaldo./Lajmi.net/