Liverpool rivalizon Barcelonën në garë për yllin e Manchester Cityt
Liverpool thuhet se ka interesimin për qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, që pëlqehet që një kohë e gjatë nga Barcelona.
Sport
Spanjollit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, meqenëse dëshiron sfidë të re, përcjellë lajmi.net.
Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e Garcias, por edhe Liverpooli është duke vëzhguar situatën sepse ka probleme defensive.
City për Garcia kërkon 15 milionë euro, por kjo vlerë mund të zbritet sepse kontrata i skadon pas vetëm gjashtë muajve.
Lojtari thuhet se preferon rikthimin në “Camp Nou”, meqenëse ishte në akademinë e blaugranasve./Lajmi.net/