Zidane: Për mua Benzema është sulmuesi më i mirë francez në histori

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit Karim Benzema ndaj Athletic Bilbaos.

Sport

16/12/2020 08:40

Francezi realizojë dy gola në fitoren 3 – 1, transmeton lajmi.net.

Zidane për Benzeman tha se është sulmuesi më i mirë francez në histori dhe këtë e dëshmojnë rekordet.

“Për mua Benzema është sulmuesi më i mirë në histori dhe këtë ai e dëshmon, më shumë se 500 ndeshje për Realin, gola, rekordet flasin vetë. Për mua është më i miri, kjo është e qartë”, u shpreh ai.

Real Madridi momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë të tubuara, aq sa ka edhe lideri Real Sociedad./Lajmi.net/