Ronaldo: Ndihem i nderuar që jam pjesë e formacionit të ëndrrave

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet i nderuar që është pjesë e formacionit të ëndrrave.

Sport

14/12/2020 22:37

Portugezi ishte në formacionin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave zgjedhur nga France Football, përcjellë lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë përmes një komunikate theksoi se ka respekt për të gjithë lojtarët në formacion.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e formacionit të gjitha kohërave nga France Football. Çfarë formacioni i ëndrrave”.

“Të gjithë meritojnë respektin dhe admirimin dhe jam shumë krenar që jam mes këtyre lojtarëve. Faleminderit”, shkroi ai.

Ronaldo gjithashtu është kandidat për çmimin lojtari i shekullit./Lajmi.net/