Presidenti i Juves i përgjigjet Dybalas: I kemi bërë një ofertë, jemi duke pritur

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i është përgjigjur sulmuesit Paulo Dybala duke thënë se i kanë ofruar rinovim.

Sport

14/12/2020 22:20

Argjentinasi pas fitores ndaj Genoas tha se agjenti i tij ishte në Torino, por nuk i është bërë ndonjë ofertë nga Juventusi, përcjellë lajmi.net.

Por, kjo mesa duket nuk është e vërtetë dhe presidenti i “Bianconerëve” pretendon se i kanë bërë një ofertë dhe tani janë duke pritur përgjigjen.

“Është zhgënjyese kur i shoh që flasin për financa. Do ishte më mirë nëse e vërteta do flitej”.

“Paulo ka pasur kohë të vështirë pasi u prek nga COVID-19. Kam dëgjuar për dashurinë e tij për Juventusin, dashuria është kthyese”.

“E shohim si kapiteni i së ardhmes. E di që ka pranuar propozim që e vendos në top 20 lojtarët më të paguar në Evropë. Jemi duke pritur përgjigjen e tij, gjëja më e rëndësishme është të përgjigjet në fushë”.

“Duam që ai të jetë ndër pesë lojtarët më të mirë në Evropë, ende nuk është dhe ai e di”, përfundoi ai.

Kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2022./Lajmi.net/